Majlinda shtatzënë feston ditëlindjen, ja sa vjet bën ajo (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 12 May 2017
Lidhja e tyre ishte përfolur shumë. Bëhet fjalë për reperin e njohur Majk dhe bukuroshen, modelen e njohur Majlinda Zeka.
U kapën bashkë shumë shpesh nga mediet rozë. E më vonë vëmendje edhe më të madhe mori ndarja e këtij çifti të njohur, transmeton Gazeta Express.
E ajo që ishte më e rëndësishmja Majlinda ishte shtatzënë. As Majku e as Majlinda nuk folën asnjëherë haptazi për raportet e tyre.
Mirëpo një gjë dihej. Ata shumë shpesh postonin fotografi e thënie që sigurisht ia dedikonin njëri tjetrit.
Majlinda tani është në muajin e fundit të shtatzënisë. Asaj i ka mbetur vetëm edhe pak kohë derisa të sjellë në jetë fëmijën e saj për herë të parë.
Në anën tjetër Majk kishte lënë pa fjalë fansat e tij duke lënë hapësirë të kuptohet se ai është ribashkuar me Majlindën tani që ajo është në pritje të fëmijës.
Reperi i njohur Majk i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, ai ditë më parë kishte postuar disa fotografi në profiln e tij në Instastory ku në to, shihej modelja Majlinda të cilës i vërehej barku shtatzënë.
Por kjo si duket mbeti vetëm me kaq, duke lënë një pikëpyetje të madhe sa i përket lidhjes së tyre.
I kontaktuar nga mediet, Majku nuk kishte dhënë një përgjigje konkrete nëse janë bashkuar apo jo. Ai është përgjigjur vetëm duke thënë se “ndoshta mund të jetë”.
Derisa Majk kishte dhënë këtë deklaratë, Majlinda nuk ka komentuar asgjë në lidhje me këtë çështje.
Ajo si duket i ka kushtuar vëmendje të madhe shtatzënisë së saj.
Së fundmi Majlinda po feston ditëlindjen e saj. Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes disa videove e fotografive që ka postuar në profilin e saj në Instastory.
Majlinda ditëlindjen e saj të 23-të e ka festuar me shoqet e saj të cilat i kanë blerë tortë.
E Majk një ditë më parë ka postuar fotografi ku shihet në bregdet.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...