Sport

Majlinda Kelmendi sot ka ditëlindjen, ja si ia feston trajneri (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 09 May 2017

Kampionia e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e saj të 26-t, shkruan IndeksOnline

Trajneri i njohur, Driton Kuka për këtë festë të sportistes së tij ka vendosur që të shkoj në Bjeshkët e bukura të Pejës për t’u relaksuar me biçikleta dhe vrapim të lehtë me të gjithë xhudistët e tij.

“Mëngjesi i ditëlindjes së Majlindës tek ne festohet kështu. Bjeshkët e bukura të Pejës sot garuesit i shijuan me stërvitje me biçikleta”, ka shkruar Kuka në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Gjithashtu ky ushtrim për xhudistët kosovar tregon se janë duke u përgatitur maksimalisht për Kampionatin Botëror që mbahet gjatë muajve në vazhdim dhe për Lojërat Olimpike të vitit 2020 që mbahen në Tokio.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera