Lajme

Majko: Vrasja e Ivanoviq akt kundër shtetit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 16 January 2018

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq, ka reaguar edhe ish- kryeministri i Shqipërisë, njëherësh ministër për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko. Thotë se vrasja e Oliver Ivanoviqit, një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë.

“Ajo vjen në favor të atyre të cilët duan që marrëdhënia shqiptaro – serbe të jetë një krizë favorizuese e interesave joeuropiane. Vrasja e Ivanovicit është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar”, shprehet ai.

Ministri shpreson që Kosova ta nderoj Ivanoviqin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo sipas tij edhe është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera