Rozë

Majk dhe Majlinda kalojnë fundjavën bashkë në këtë vend?

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 21 November 2020

Duket se ka zhvillime në raportet mes reperit Majk dhe ish-partneres së tij.

Reperi Majk dhe ish-partnerja e tij, Majlinda Zeka, vazhdojnë të komentohen shumë edhe tash e sa kohë pasi konfirmuan ndarjen, shkruan lajmi.net.

Shumë shpesh qarkullojnë thashetheme se ata janë ribashkuar, por një gjë të tillë nuk e kanë pohuar asnjëri prej tyre.

-Advertisement-

Mëngjesin e sotëm, si Majk ashtu edhe Majlinda publikuan pamje nga Brezovica, e cila sot u mbulua me borë.

Ata duket se janë në të njëjtin vend, pasi Majlinda solli një video të vogëlushit Roan, duke vrapuar jashtë.

Nuk dihet nëse kjo është vetëm rastësi apo dyshja janë bashkë këtë fundjavë, ani pse fotografitë flasin shumë, të vërtetën mund ta pohojnë vet protagonistët në fjalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera