Lajme

​Mahmuti: Padrejtësia ka emër-Dhoma të Specializuara

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 24 December 2022

Ish-përfaqësues politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti ka shprehur përkrahjen e plotë ndaj protestës së sotme në Prishtinë, duke thënë se është kundër proceseve gjyqësore të sajuara nga Shërbimet Sekrete Serbe.

“Në pamundësi të jem i pranishëm në Prishtinë, iu shpreh përkrahjen e plotë. As në emrin tim, as në emër të kudo qoftë, nuk dënohen çlirimtarët”, ka shkruar ai.

Përndryshe, sot në Prishtinë është mbajtur protestë kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera