Lajme

Mafiozi nga Vlora, porositësi i dyshuar i vrasjes së Artan Cukut

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 13 June 2017

Hetimet intensive të prokurorisë për vrasjen e Artan Cukut pas arrestimit të të dyshuarit Mikel Shallari janë duke nxjerrë detaje të reja në lidhje me porositësit.

Paraprakisht konsiderohet e rënë teza se mund të jenë vëllezërit Daka nga Shkodra porositësit e vrasjes së Cukut, pasi organet hetimore janë vënë në kërkim të dy personave të tjerë.

Mësohet se njëri prej tyre është nga Vlora dhe ka precedent të rrezikshëm kriminal.

-Advertisement-

Ky person është arrestuar nga vetë Cuku në Vlorë në vitin 2012.

Të dy personat ndodhet jashtë Shqipërisë për momentin. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera