Mafia e Shipitullës (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
09:12 | 09 August 2017
Për më pak se një vit 138 ndërtime të egra kanë ndodhur në fshatin Shipitullë të Obiliqit, duke e rritur kështu vlerën e shpronësimeve nga buxheti i shtetit nga 4.5 milionë euro në 15.5 milionë euro. Gazeta “Zëri” ua sjell faktet se si ka ndodhur kaosi me ndërtime për një kohë të shkurtër dhe emrat e familjeve që presin të përfitojnë miliona nga shpronësimet. Madje disa familje që kanë prona aty kurrë më parë nuk kanë jetuar në këtë fshat, transmeton zeri.info.
Për më pak se një vit janë ndërtuar 138 objekte të reja banimi në kundërshtim me ligjin në fshatin Shipitullë të komunës së Obiliqit, ndonëse me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte e shpallur Zonë me Interes të Veçantë Ekonomik dhe ndërtimet e as mbindërtimet nuk do të duhej të lejoheshin.
Në Shipitullë institucionet e vendit ka kohë që kanë planifikuar zgjerimin e mihjeve në mënyrë që të mos rrezikohej furnizimi i qytetarëve me energji elektrike.
Por, ndërtimet kanë ndodhur në mënyrë të egër, në kundërshtim me ligjin, transmeton zeri.info.
“Të fortit” e Shipitullës kanë ndërtuar në kundërshtim me ligjin, ku para tyre janë “gjunjëzuar” autoritetet lokale dhe qendrore.
Gazeta “Zëri” pas një hulumtimi disajavor ka arritur ta sigurojë një dosje të madhe me dokumente, fotografi e raporte financiare, ku shihet se si pronat në Shipitullë po arrinin vlerë më të lartë se pronat përballë hotelit “Grand” në Prishtinë.
Para se të ndodhte ky kaos me ndërtime, sipas këtyre dokumenteve të siguruara nga “Zëri”, vlera e shpronësime ishte vetëm 4.5 milionë euro, ndërsa për më pak se një vit vlera është trefishuar, duke arritur në 15.5 milionë euro.
Në dëshmitë që ka arritur t’i sigurojë gazeta “Zëri” shihet se në listën e personave që presin të përfitojnë miliona nga shpronësimet janë disa familje me mbiemrin Çitaku, e Makolli, e që në realitet familje me mbiemra të tillë nuk ka pasur asnjëherë në këtë fshat, transmeton zeri.info.
Por, dyshohet se kanë blerë prona për të përfituar në situata të tilla, pasi që kanë pasur informacione për hartën zonale të zgjerimit të mihjes. /Zeri




T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























