Madridi nuk pranon negociata me Katalonjën
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 05 October 2017
Madridi zyrtar nuk pranon të negociojë mbi asgjë të paligjshme, duke iu referuar kështu referendumit të së dielës e nuk bie pre’ e shantazheve.
Deklarata e qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy erdhi menjëherë pas fjalimit të liderit katalanas, të cilit i kërkohet të tërheqë kërcënimin e shkëputjes së rajonit të pasur autonom. Nëse zoti Puigdemont do të flasë, apo të dërgojë negociatorët e tij, e di shumë mirë se ç’ duhet të bëjë: t’i kthehet rrugës së ligjit, të cilën ne nuk do ta braktisim kurrë, thuhet aty.
Njoftimi vjen në kohën kur ushtria spanjolle dërgoi në Katalonjë 15 kamionë të mbushur me pajisje që do të ndihmojnë 10 mijë agjentët e policisë dhe të Guardia Civil që ndodhet në zonë prej ditësh. Puigdemont ia la fjalën e fundit dialogut, edhe pse deklaroi se pavarësia është tashmë çështje ditësh. Partia e majtë Cup, një prej tre forcave më të mëdha mbështetëse të shkëputjes që kanë mazhorancën në Parlamentin katalanas, kërkon të procedohet menjëherë në bazë të nenit 4 të ligjit mbi referendumin që nuk pranohet nga Madridi.
Puigdemont i vari shpresat tek një ndërmjetësim ndërkombëtar, por Europa është tërhequr. Mundësi për kompromis, duket se nuk ka më. Një ditë më parë, Presidenti i Katalonjës e akuzoi Mbretin Felipe për injorimin e qëllimshëm të miliona bashkëqytetarëve të tij. Për Puigdemont, ky është një moment që kërkon ndërmjetësim, por monarku ka refuzuar ta marrë përsipër rolin që i ofron Kushtetuta spanjolle, duke u rreshtuar në krah të qeverisë së Rajoyt.
Të tjera
-
“Bota e akullit dhe borës” në Harbin hapet me karakteristika emocionuese
Edicioni i 26-të i Festës “ Bota e akullit dhe borës” u hap zyrtarisht të sht...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...