Rozë

Madonna pranon dëmshpërblimin për shkelje të privatësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 27 July 2017

Madonna dhe binjaket e saj t adoptuara kanë pranuar dëmshpërblimin nga Associated Newspapers në lidhje me ndërhyrjen në jetën private.

Këngëtarja kishte adoptuar binjaket katërvjeçare Stella dhe Estere në muajin shkurt, kur edhe kishte kërkuar nga mediat që të respektojnë privatësinë e tyre në këtë kohë tranzicioni.

E “MailOnline” kishte publikuar një artikull para se Madonna zyrtarisht të adoptonte vajzat, duke bërë publike emrat, racën dhe moshën e tyre, si dhe që ishin nga Malawi.

-Advertisement-

Madonna e ka dërguar këtë çështje në Gjykatën e Lartë në Londër, duke thënë që i është shkelur privatësia dhe se ky artikull do të mund të ndikonte në procesin e adoptimit.

Dëmshpërblimin që ka marrë do ta dhuroj tek Instituti “Mercy James” për kirurgji pediatrie në Malawi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera