Rozë

Madonna mund të mos e ketë lexuar letrën e Tupac nga burgu

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 15 September 2017

Gjatë verës u zbulua se një vit para vdekjes së tij, reperi i njohur Tupac u nda nga e dashura e tij, Madonna sepse ajo nuk ishte me ngjyrë.

Tupac më pas shkroi një letër për këngëtaren nga burgu.

“Për ty që të shihesh në shoqërinë e një njeriu me ngjyrë nuk do të rrezikonte në asnjë mënyrë karrierën tënde, përkundrazi do të të bënte të dukesh shumë më mendje hapur. Por për mua të paktën në perceptimin tim të mëparshëm që ndjeva për shkak të imazhit tim, unë do të tradhtoja e dëshpëroja gjysmën e njerëzve që më bënin atë që mendoja të isha”, kishte shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Letra ishte një nga 22 artikujt që ish-asistentja 59-vjeçare e këngëtares, Darlene Lutz, i dërgoi në shtëpinë e ankandit, Gotta Have It! Collectibles.

Madonna më pas e paditi shtëpinë e ankandit në muajin korrik në mënyrë që të bllokojë shitjen e atyre që ajo i quajti “gjëra shumë personale”.

Përveç letrës, Darlene gjithashtu dërgoi për shitje në ankand edhe një krehër flokësh dhe një palë të brendshme.

“Unë e kuptoj se ADN-ja ime mund të nxirret nga një pjesë e flokëve të mia. Është shumë ofenduese që ADN-ja ime mund të vendoset në ankand për shitje tek publiku i gjerë”, shkroi këngëtarja në dokumentet e Gjykatës.

Por kur Madonna u pyet për letrën e Tupac dhe nëse ishte e mundur që ajo të mbetej e mbyllur deri në vitin 2010, ndërsa ishte në duart e Darlene e cila merrej me postën që vinte nga fansat e saj, ajo tha se nuk e di.

“Nuk e di,” pranoi ajo në një transkriptë nga Gjykata të marrë nga New York Post.

Madonna u pyet atëherë nëse ish-asistentja e saj po gënjente se letra e Tupac nuk ishte hapur për vite.

“Duhet ta pyesni atë”, ka thënë ajo.

Së fundi, avokati e kishte pyetur nëse ajo i kishte dhënë këshilla asistentes së saj se çfarë të bënte me letrat që vinin nga fansat e saj, për të cilën ajo pranoi për pjesën më të madhe që ajo e ka bërë.

Akoma nuk është marrë vendimi, nëse Darlene mund të lejohet të shesë letrën e Tupac në shtëpinë e ankandit, por duke pranuar se asistentët janë marrë me postën e këngëtares, Madonna mund të ketë humbur mundësinë për të bllokuar këtë shitje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera