Rozë

Madonna ka bërë të pasmet? 60-vjeçarja: Bëj çfarë të dua me trupin tim

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 07 January 2019

Madonna pati një performancë befasuese në Stonewall Inn në New York City natën e Vitit të Ri, kur doli në skenë me djalin e saj të adoptuar, David Banda.

Ajo këndoi hitin “Like a Prayer” dhe coverin e Elvis Presley, “Can’t Help Falling in Love”.

Pas shfaqjes së pamjeve të performancës së tyre, shumë përdorues të mediave sociale vunë re se forma e të pasmeve të Madonnës dukej ndryshe dhe pyetën nëse i ishte nënshtruar ndërhyrjes.

-Advertisement-

Ndërhyrja u vu re në performancën e ndërrimit të viteve, ku fansat shijuan një kërcim seksi dhe dalluan përmasat e zmadhuara të këngëtares. Shumë prej tyre e kritikuan duke i thënë se “ka vënë jastëk” dhe “të pasmet i duken të tmerrshme”.

60-vjeçarja foli për spekulimet, por nuk i konfirmoi dhe as mohoi. Ajo postoi një fotografi të saj prapa skenës në vendin e ngjarjes në mediat sociale dhe shkroi në titull: “Duke mos kërkuar lejen e askujt… Mund të bëj çfarë të dua me trupin tim si çdokush tjetër!! Faleminderit 2019! Do të jetë një vit i mrekullueshëm”, shkroi ylli i popit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera