Rozë

Madonna interpreton këngën e Britneyt për t’ia uruar ditëlindjen (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 03 December 2017

Këngëtarja e popullarizuar, Madonna, në profilin e saj në Instagram e ka uruar Britney Spearsin për ditëlindjen e saj të 36-të.

Princesha e muzikës pop të shtunën mbrëma (2 dhjetor) ka pasur festë, ndërsa atë nuk e ka harruar mbretëresha e muzikës pop.

Në profilin e saj në Instagram, 59-vjeçarja e ka publikuar një video në të cilën e këndon hitin e Britneyt, “Toxic”.

-Advertisement-

Këtë interpretim ajo e ka bërë për nder të Ditës për luftën kundër AIDS-it, mirëpo njëherësh e ka uruar edhe kolegen e saj.

Në ngritjen e Spears si këngëtare e suksesshme, Madonna është përmendur si një nga ikonat e preferuara të saj.

Dy këngëtaret madje edhe kanë bashkëpnuar në realizimin e këngës “Me Against The Music”.

(Foto: Getty Images)

Ndërkaq, ato u bënë temë në mediat botërore kur shkëmbyen edhe një puthje në skenë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera