Shëndetësi

Madhësia e trurit të fëmijëve varet nga sasia e kujdesit prindëror

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 24 August 2018

Mënyra se si prindërit sillen ndaj fëmijëve (me dashuri ose moskujdes) deri te viti i tyre i dytë ndikon direkt në zhvillimin e trurit të tyre dhe funksionimin në moshën e rritur.

Sa do të zhvillohet truri i fëmijës varet nga ajo se sa kujdeset nëna për fëmijën dhe sa shumë kujdes dhe dashuri i kushton, ka konstatuar studimi i Universitetit amerikan Washington.

Shkencëtarët në bazë të skanimeve të trurit të trevjeçarëve kanë konstatuar që truri i fëmijës për të cilin prindërit janë kujdesur vazhdimisht është më i madh se truri i fëmijëve të cilët janë neglizhuar nga prindërit.

-Advertisement-

Rritja e qelizave trunore varet nga sasia e dashurisë që e merr fëmija, ka vërtetuar studimi. Në fotografinë është paraqitur truri i dy-trevjeçarëve. Truri i parë i takon fëmijës prindërit e të cilit janë kujdesur për të, ndërsa i dyti fëmijës së lënë pas dore.

Mënyra se si veprojnë prindërit me fëmijën deri te viti i dytë ndikon direkt në atë se si do të funksionojë truri i tij në moshë të rritur. Pasojat e neglizhimit dhe abuzimit janë inteligjenca më e ulët, pamundësia e ndierjes së dhembshurisë dhe prirja kriminale dhe varësia nga drogat, shkruan The Huffington Post.

“Prindërit duhet të mendojnë mirë se në çfarë mënyre sillen ndaj fëmijës, sepse kjo ndikon në zhvillimin komplet të tyre, madje dhe në madhësinë e trurit. Volumi i reduktuar i trurit lidhet me sëmundjen e Alzheimerit, depresionin dhe skizofreninë”, – ka theksuar udhëheqësja e hulumtimit, Joan L. Luby.

Hulumtimet e mëhershme kanë vërtetuar që dashuria e nënës ndikon në mënyrë pozitive në trurin e fëmijës, veçanërisht në hipokampus, pjesën e trurit përgjegjës për mësim, kujtesë dhe përballjen me stres.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera