Rozë

“Made in Kosova” – Azet promovon sërish Kosovën, “Nike Pullover” arrin mbi gjysmë milioni për një ditë

Autori: Gazeta inFokus 23:39 | 08 August 2018

Ai është reperi i momentit dhe mbreti i secilës skenë në trojet shqiptare.

Ishte e pabesueshme kohë më parë që reperi shqiptar me famë në Gjermani do të vinte për turne në Kosovë, por ai e bëri këtë dhe në mënyrë të pa kontestueshme dominoi duke thyer rekorde e duke thënë vet se shkroi histori.

Gjatë qëndrimit në Kosovë ai ka punuar në projektin e ri të tij, i cili titullohet “Nike Pullover”.

-Advertisement-

Projekti që pasqyron jetën e tij dhe kohën e fundit të kaluar në Kosovë me veshjen e tij të preferura nga brendi Nike, është pjesë e projektit KMN Street Vol. 9, projekt në të cilin ai lanson krijime audio pa videoklipe.

Edhe pse pa videoklip, projekti ka arritur gjysmë milionnë klikime dhe është top trend në Gjermani, Zvicër, Austri dhe në shumë vende tjera.

Azet flet për kohën e tij në Prishtinë në “Rrugën B”, shoqërinë e tij në Kosovë dhe pagjumësinë për shkak të koncerteve të shumta dhe kohës së bukur të kaluar në vendin tonë. Grupin e tij KMN e konsideron si numër 1 në Evropë.

Reperi ka vazhduar turneun e tij ballkanik me dy koncerte për shqiptarët në Maqedoni, në Kërçovë dhe Strugë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera