Macron të hënën i shtron darkë në Elysée Vuçiqit, në “tryezë” edhe dialogu Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 06 April 2024
Emmanuel Macron do të presë homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, të hënën në mbrëmje në Elysée për të diskutuar për integrimin europian të Serbisë dhe marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Kosovës, njoftoi Presidenca franceze në një deklaratë për media.
Presidenti serb pritet rreth orës 20:00 në pallatin presidencial, për një deklaratë të përbashkët për shtyp e ndjekur nga një darkë mes dy krerëve të shtetit. Emmanuel Macron “do të riafirmojë, me këtë rast, lidhjen e tij dhe mbështetjen e plotë për integrimin europian të Serbisë” dhe “se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në BE.
Derisa shpjegon kontekstin politik, gazeta franceze “Le Figaro” shkruan edhe për regjistrimin e popullsisë në Kosovë dhe refuzimin e paralajmëruar nga serbët për të marrë pjesë në këtë proces, raporton Gazeta Express.
“Autoritetet e Kosovës nisën të premten regjistrimin e parë në vend në më shumë se 10 vjet, mes tensioneve në rritje me komunitetin serb, me partinë kryesore serbe që bëri thirrje për bojkot të nismës. Marrëdhëniet janë acaruar më tej që kur Kosova ndaloi monedhën serbe, dinarin, në fillim të vitit. Euro zëvendësoi dinarin, përdorimi i të cilit tani është i paligjshëm, duke shkaktuar zhgënjim në Beograd”, shkruan kjo gazetë.
Ndërkaq, Elysée njoftoi se “të dy presidentët [Macron dhe Vuçiq] do të diskutojnë gjithashtu forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e mbrojtjes, energjisë, inovacionit dhe inteligjencës artificiale”.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...