Lajme

Macron në Samitin e BE-së: moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 06 December 2022

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas mbërritjes së tij në Tiranë, deklaroi para gazetarëve se ky është një moment mjaft i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Është një moment mjaft i rëndësishëm, kemi projekte konkrete për të diskutuar. Është e rëndësishme që të kemi solidaritet BE-Ballkan Perëndimor për energjinë dhe integrimin”, tha Macron.

“Do të kemi mundësi që me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë”, shtoi Macron.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera