Lajme

Macron ndryshon ngjyrën e flamurit francez

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 15 November 2021

Presidenti francez ka ndryshuar tonalitetin e ngjyrës blu të flamurit kombëtar.

Sipas medieve të huaja, presidenti ndryshoi ngjyrën blu të flamurit me blunë e marinës ushtarake. Pra errësoi tonalitetin e blusë.

Ky veprim bëri që flamujt në ngjyrën e re të ngriheshin në pallatin presidencial vitin e kaluar, pa asnjë njoftim zyrtar.

-Advertisement-

Makron donte të kthente flamurin me blu të errët, si një simbol i Revolucionit Francez, shkruan Europe 1.

Megjithatë, si flamujt më të errët ashtu edhe ata më të çelët kanë qenë në përdorim për dekada në Francë.

Në vitin 1976 nën Presidentin Giscard d’Estaing, prezantoi një blu më të hapur për t’u përshtatur me blunë në flamurin e BE-së, pra për të mos pasur ngjashmëri.

Ai vendim ishte pjesërisht një vendim estetik, raporton Europe 1, sepse flamujt francezë dhe evropianë qendronin pranë njëri-tjetrit në kaq shumë vende, pas asnjë prpoblem.

Pallati presdiencial nuk ka shpallur publikisht ndryshimin e flamujve.

Sipas medieve franceze, thuhet se kishte disa mosmarrëveshje për ndryshimin e tonalitetit të blusë të sugjeruar nga Makron, me disa që argumentuan se nuanca e re ishte e shëmtuar dhe se do të përplasej me flamurin e BE-së, dhe të tjerë nostalgjik për versionin e viteve 1976.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera