Lajme

Macron: Ndihma duhet të hyjë në Gaza pa pengesa

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 25 October 2023

Presidenti i Frances, Emmanuel Macron tha se ndihma humanitare duhet të hyjë në Gaza pa pengesa.

Ai theksoi se është thelbësore të sigurohen furnizime me karburante për spitalet, raporton Al Jazeera.

Ndërsa shtoi se një anije e marinës franceze do të mbërrinte së shpejti për të ndihmuar në mbështetjen për spitalet e Gazës dhe se një aeroplan do të mbërrijë në Egjipt me furnizimet kryesore.

-Advertisement-

Udhëheqësi i Francës këto i tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi në Kajro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera