Macron-Merkel, një duet në distancë
Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 05 July 2017
Nuk do të jenë pesë vite”përshtatje” dhe “gjysmë-masa”, ka deklaruar Emmanuel Macron dje në Versajë, përpara deputetëve të mbledhur për fjalimin e presidentit. Disave, të ardhur me ndonjë dyshim kundrejt kësaj “super-presidence”, nuk do u ketë pëlqyer dhe aq, një prej propozimeve të presidentit: shkurtimi i Parlamentit me një të tretën, për të lehtësuar punën legjislative. Më shumë efiçencë dhe më shumë drejtësi, ka thënë Macron, dhe nëse do të ketë probleme, presidenti është gati: do të organizojmë një referendum për reformat, nëse nuk do të kalojnë në Parlament. Macron deklaroi gjithashtu se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet në vjeshtë – do të “rikthehen liritë franceze” – dhe për pjesën tjetër të kohës, ai ka dashur të nënvizojë, edhe një herë, optimizmin e tij, si dhe sensin e shpresës që kjo Francë e re po ndjen këto kohë. Bota është kërcënuese, ka thënë Macron, por është e domosdoshme të gjenden zgjidhje të negociuara ndaj këtyre kërcënimeve, Franca kërkon të luajë një rol domethënës, edhe falë një rilindjeje europiane, për të cilën Macron është vetë mishërimi.
Nga pikëpamja ideale, Parisi po pozicionohet në një rol lidershipi në sintoni të përsosur me Gjermani: Angela Merkeli dje shpalli programin elektoral të CDU-Csu, duke prezantuar një kapitull që vendos “motorin franko-gjerman” në qendër të mandatit të saj të ardhshëm (nëse do të fitojë në zgjedhjet e 24 shtatorit: sondazhit tani i japin një avantazh të madh, por zgjedhje me rezultat të sigurtë kemi parë shumë e s’mund të biem në kurth).
“Jemi gati bashkë me qeverinë e re franceze – thotë programi Merkelian – për të zhvilluar më tej zonën euro, hap pas hapi, për shembull përmes krijimit të një fondi monetar tonin”. Ndërkohë që Macroni thoshte se i përket një brezi të ri detyra për të rimarrë “idenë e Europës nga origjina e saj”, Merkeli hiqte nga manifesti i saj përcaktimin “miq” për SHBA: në krahasim me programin e fundit elektoral, tani Amerika e Trumpit “është një partner ir ëndësishëm”, por është e qartë se mesazhi europeist – punojmë së bashku, ua lëmë anglezëve dhe amerikanëve manitë e tyre izolacioniste – është përgatitur në sintoni të përsosur mes Berlinit dhe Parisit. Çfarë do u mbetet europianëve të tjerë? Kjo është pyetja e atyre që ndodhen jashtë motorrit të famshëm. Ndërkohë që Macron refuzon etiketa politike dhe gjermanët pyesin se çfarë lloj identiteti përfaqëson sot Merkeli, krijohet mes komentatorëve një kategori e re, e aplikuar tek i ardhuri rishtaz, Macron: është një “liberal strongman”, një i fortë liberal, version i një “dashnori të pushtetit”, shkruan Paul Taylor në Politico Europe, me një paralajmërim: do të ketë një përplasje mes dy frymëve. Ndërkohë, në pritje të G20 të të premtes, kur do të ketë një përplasje me një tjetër të fortë, Vladimir Putinin, formacioni europian është reshtuar. Do të ketë mëngjes pune mes Macronit, Merkelit dhe kreut të Kremlinit, për të kundërpeshuar takimin e ardhshëm mes Putinit dhe Donald Trumpit. / Bota.al
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...