Macron kryeson anketat në Francë, por kampi i tij ka një frikë të madhe për ditën e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus
23:52 | 06 April 2022
Presidenti Emmanuel Macron është kandidati që gëzon mbështetjen më të madhe mes elektoratit në garën presidenciale të Francës. Por dilema qëndron tek një pjesë e konsiderueshme e votuesve francezë që thonë se ende nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë ose nëse do të votojnë në përgjithësi. Qëndrimi i kësaj pjese të elektoratit përbën pasiguri të madhe për zgjedhjet presidenciale.
Politikani centrist pro-Evropian, Emmanuel Macron, kryeson bindshëm përballë 11 kandidatëve të tjerë, sipas sondazheve para raundit të parë të zgjedhjeve që mbahen të dielën.
Por gjatë ditëve të fundit është shtuar mbështetja ndaj kundërshtares së tij kryesore, udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Të dy kandidatët janë në pozitë mjaft të mirë për t’u përballur në balotazh më 24 prill. Një gjë e tillë të kujton zgjedhjet e vitit 2017, të cilat zoti Macron i fitoi me lehtësi.
Por gjatë tubimit të tij të parë të madh të shtunën pranë Parisi, Presidenti Macron paralajmëroi se nuk ka “asnjë siguri”.
“Mos u besoni sondazheve apo komentatorëve që tingëllojnë sikur i dinë të gjitha, dhe ju thonë se …rezultati i zgjedhjeve dihen, se gjithçka do të do të jetë në rregull. Që nga Brexit apo shumë zgjedhje të tjera, ajo që shihet e pamundur, mund të ndodhë”, u tha Macron mbështetësve të tij.
Sipas sondazheve, zonja Le Pen e ka ngushtuar ndjeshëm hendekun me Macron, krahasuar me vitin 2017. Edhe pse e dyta mbas zotit Macron, zonja Le Pen ka përdorur strategjinë e saj të zgjuar dhe largpamëse duke zbutur retorikën dhe përmirësuar imazhin e saj. Kjo i ka mundësuar asaj që të fitojë mbështetjen e atyre që nuk e duan zotin Macron si dhe mbështetjen e ekstremit të djathtë.
Ditët e fundit, fushata e Macron ka pësuar një goditje. Një raport i ri i Senatit francez vë në pikëpyetje përdorimin nga qeveria të konsulentëve privatë të kompanisë amerikane “McKinsey”, ndërsa e akuzon këtë të fundit për shmangie taksash. Organet franceze të drejtësisë njoftuan të mërkurën për hapjen e hetimeve paraprake lidhur me dyshimet për mashtrime tatimore. Firma amerikane e konsulencës u kontraktua për të këshilluar qeverinë franceze lidhur me fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 si dhe për politika të tjera.
Kjo është po u jep energji rivalëve të Macron në fushatën presidenciale.
Shumë në kampin e Macron kanë frikë se mbështetësit e tij mund të mos dalin në votime, sepse ata mendojnë se ai do të fitojë, ndërsa kundërshtarët do të sigurohen që të shprehin zemërimin ndaj tij përmes votës.
Në vendin e tretë, sipas anketave, renditet udhëheqësi i ekstremit të majtë, Jean-Luc Mélenchon, i cili e ka rritur mbështetjen e tij, por ende shumë larg zonjës Le Pen.
Një tjetër kandidat i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, dhe konkurrentja konservatore Valérie Pécresse janë mes sfiduesve të tjerë kryesorë. Raundi i parë i së dielës do të përcaktojë dy kandidatët kryesorë për balotazh./voa

Të tjera
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...