Lajme

Macron humb shumicën në Parlamentin francez

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 20 June 2022

Më pak se dy muaj pas sigurimit të mandatit të dytë si president, Emmanual Macron ka humbur kontrollin e Parlamentit të Francës, pas rritjes së përkrahjes për aleancën e majtë dhe atë të së djathtës ekstreme.

Macron u ka bërë thirrje votuesve që t’ia sigurojnë një shumicë solide.

Mirëpo koalicioni i tij i qendrës ka humbur dhjetëra ulëse në zgjedhjet që kanë shpërfaqur ndasi të konsiderueshme në politikën franceze.Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, ka thënë se situata është e pashembullt.

-Advertisement-

Sipas saj, Franca moderne nuk ka pasur kurrë një përbërje të tillë parlamentare.

“Kjo situatë përbën rrezik për shtetin tonë, duke marrë parasysh rreziqet me të cilat jemi duke u përballur si në aspektin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne.
Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne

“Ne do të punojmë prej nesër për të krijuar një shumicë funksionale”, ka deklaruar ajo, ndonëse dy grupet tjera më të mëdha në parlament nuk duken të interesuara për të bashkëpunuar.

Kush sa fitoi?

Sipas Ministrisë së Brendshme, kampi qendror i Macronit ka fituar 245 ulëse, në krahasim me 289 që i janë dashur për të krijuar një shumicë absolute.

Pas sigurimit të mandatit të dytë si president, në prill të këtij viti, ai ka shpresuar për përkrahje më të madhe parlamentare.

>Në vendin e dytë është renditur blloku Nupes, i krahut të majtë, i cili ka fituar 131 ulëse.

Ky bllok drejtohet nga Jean-Luc Melenchon.

Jean-Luc Melenchon
Jean-Luc Melenchon
Partia e ekstremit të djathtë, Marshi Kombëtar, nën udhëheqësi të Marine Le pen, ka fituar 89 ulëse, duke shënuar fitore më madhe sesa është parashikuar nëpër sondazhe.

Partia konservatore e Republikanëve, ka fituar 61 ulëse, mirëpo mund të rezultojë si parti shumë e rëndësishme, pasi platforma e saj është goxha e ngjashme me atë të Macronit.

Ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire, ka thënë se është i bindur që Franca nuk është e paqeverisshme, mirëpo që do të ketë nevojë për shumë imagjinatë.

Lideri i së majtës ekstreme, Jean-Luc Mélenchon ka qenë i kënaqur për suksesin e tij, pas bashkimit të partive të komunistëve dhe të gjelbërve në një aleancë të quajtur Nupes.

Ai u ka thënë mbështetësve se partia presidenciale ka pësuar humbje të madhe dhe secila mundësi tani është në duart e tyre.

Marine Le Pen.

Marine Le Pen.

Edhe Marine Le Pen është dukur e lumtur pas sigurimit të 89 ulëse nga tetë sa ka pasur deri më tani.

Sipas analistëve, pesë vjetët e mandatit të dytë të Macronit do të jenë përplot me negociata me kompromise parlamentare.

Në prill të këtij viti situata ka qenë krejtësisht ndryshe, kur Macron ka mposhtur bindshëm Le Penin dhe ka fituar mandatin e dytë si president.

Më shumë se gjysma e votuesve kanë abstenuar në zgjedhjet ku ka marrë pjesë 46.23 për qind e popullsisë.

Cilat reforma janë në rrezik?

Macron është zotuar se do të luftojë krizën e rritjes së çmimeve të jetesës, mirëpo rivalët e tij kanë krejt ide tjera për këtë çështje.

Propozimet e tij përfshijnë edhe reformat në përfitime, në ulje të taksave dhe në rritje të moshës së pensionimit nga 62 në 65 vjet.

Reforma e tij për moshën e pensionimit do të jetë vështirë e realizueshme, ndonëse në këtë pikë do të mund të ketë mbështetjen e republikanëve.

Ai më pas ka bërë edhe propozime për neutralitet në karbon dhe punësim të plotë.

Së fundi ai ka përmendur edhe një “metodë të re” të qeverisjes, me përfshirje më të madhe të shoqërisë civile, duke përmendur një fondacion të krijuar nga banorët lokalë, ashtu që Franca të bëhet më demokratike./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera