Macron dhe Tusk këmbëngulin se Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 12 December 2024
Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Polonisë Donald Tusk thanë se Ukraina duhet të ketë rol kyç në çdo negociatë të mundshme mbi agresionin rus, pas një takimi të enjten në Varshavë.
Presidenti Macron këmbënguli gjithashtu se evropianët duhet të përfshihen në diskutimin e çështjeve të sigurisë në koordinim “shumë të ngushtë” me Shtetet e Bashkuara për t’u siguruar që interesat e Evropës të merren parasysh.
Takimi vjen pasi Presidenti Macron zhvilloi bisedime me Presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, të shtunën në Paris. Ndërkaq, Polonia do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në janar, pak javë përpara se Trump të marrë detyrën.
“Ne folëm për punën tonë të përbashkët për një paqe të drejtë në Ukrainë”, tha Kryeministri Tusk në një deklaratë të përbashkët me Presidentin francez.
“Ne kemi një qëndrim të qartë … Ukraina duhet të jetë e pranishme në çdo (raund) bisedimesh dhe çdo propozim duhet të pranohet gjithashtu nga miqtë tanë në Kiev”, tha ai.
Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës kundër agresionit rus, i cili filloi më 24 shkurt të vitit 2022.
Kryeministri Tusk e hodhi poshtë si “spekulim” dërgimin e trupave në Ukrainë pas një armëpushimi ose marrëveshje paqeje të mundshme.
“Vendimet në lidhje me veprimet polake do të merren në Varshavë dhe vetëm në Varshavë”, tha ai. “Momentalisht ne nuk po planifikojmë veprime të tilla”.
Presidenti francez Macron tha se “administrata e Presidentit Trump ka treguar gatishmërinë e saj për të bërë përpjekje të ndryshojë rrjedhën e këtij konflikti”.
Një ditë pas takimit me zotin Zelensky, Presidenti i zgjedhur Trump i kërkoi udhëheqësit rus Vladimir Putin të marrë masa për të arritur një armëpushim të menjëhershëm me Ukrainën. Ai e karakterizoi kërkesën si pjesë të përpjekjeve të tij aktive si president i zgjedhur për t’i dhënë fund luftës, pavarësisht se ai merr detyrën pas disa javësh.
“Ne duhet të punojmë shumë ngushtë me amerikanët, sigurisht me Ukrainën, për të gjetur një rrugë të mundshme që merr parasysh sovranitetin dhe interesat e Ukrainës dhe sigurinë dhe interesat e evropianëve”, tha Presidenti Macron./VOA
Të tjera
-
Abdixhiku garanton sektorin publik: Java e parë, koeficient 150
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpjeguar prem...
-
Barduani: Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës është shumë i mirë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, tha se sulmi i...
-
“Mimoza Kusari mbi Saranda Bogujevcin – I kanë shpërthy skandalet” – Burim Ramadani komenton listën e VV-së
Burim Ramadani ka komentuar në “Pressing” të T7, listën zgjedhore të Lëvizjes...
-
Haradinaj: Gjakova, me traditat për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në koncertin e fundvitit ...
-
Hetimet për Radoiçiqin, pika kyçe për Serbinë në integrimet evropiane
Vendimi për ndjekjen penale ndaj organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Ra...
-
Behgjet Pacolli jashtë listës për deputet, Rrahmani tregon arsyet
Gjatë ditës së djeshme partitë politike publikuan listat e kandidatëve për de...
-
Thaçi të martën deklarohet rreth fajësisë për aktakuzën e re
Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Hajredin Kuçi me në krye Hashim Tha...
-
Zgjedhjet parlamentare: Cilat figura me nam mbetën jashtë liste?
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Agim Veliu, s’u përfshi në listën e këtij sub...
-
Kosova e Shqipëria synojnë themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale”
Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, In...
-
Macron do të shpallë kryeministrin e ri francez në përpjekje për të rivendosur stabilitetin në vend
Emmanuel Macron ka ndërprerë një vizitë në Poloni dhe është kthyer në Paris, ...
-
Osmani takohet me senatoren republikane, flasin për rëndësinë e koordinimit me ShBA-të
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me senatoren republikane, Jo...
-
BE kërkon dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese, masat mbeten në fuqi
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i kërkojë Kosovës që të formojë Asociacion...