Macron dhe Scholz synojnë një takim me Osmanin e Vuçiqin nesër në Moldavi

Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 31 May 2023
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka bërë përgjegjëse autoritetet Kosovës për përkeqësimin e situatës në veri të vendit. Macron ka thënë se planifikon që nesër t’i takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Moldavi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Nga një konferencë në Bratislavë, ku po merr pjesë edhe Kryeministri Kurti, Macron ka thënë se shpreson që bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz t’i takojë të dy presidentët për të diskutuar për zhvillimet e fundit në veri.
Kreu i shtetit francez tha se shpreson që të takojë Osmanin e Vuçiqin “së bashku” të enjten, në margjinat e Samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë.
“Shpresoj që nesër, në margjinat e Komitetit Politik Evropian me kancelarin Scholz, siç bëmë në margjinat e atij në Pragë, ti shohim së bashku presidenten e Kosovës dhe atë serb”, tha Macron.
Macron paraprakisht, ka fajësuar autoritetet kosovare për situatën në veri.
“Shumë qartë, është përgjegjësia e autoriteteve të Kosovës për situatën e tanishme dhe dështimin e respektimit të një marrëveshje, e cila megjithatë ishte e rëndësishme dhe është arritur pak javë më parë”, ka thënë Macron.
Fajin për trazirat në veri, autoriteteve të Kosovës ua kanë lënë shumica e vendeve mike ndërkombëtare, me SHBA-në që dje njoftoi edhe sanksione ndaj Kosovës, ku përfshihej moslejimi i Kosovës për pjesëmarrje në stërvitjet Defender Europe 2023, moslobimi në shtetet mosnjohëse, si dhe ndalimi i vizitave Kosovë – SHBA për zyrtarët shtetërorë.
Në anën tjetër kryeministri Albin Kurti rrugëdaljen nga tensionet në veri e ka përshkruar si “hekurudhë të drejtë me dy binarë”.
Kurti ka thënë se fillimisht duhet të tërhiqen huliganët nga rrugët e pastaj të ulet numri i policisë së pranishme në veri, dhe në të njëjtën kohë të avancohet me implementimin e marrëveshjes.
Kurti po në Bratislavë ka thënë mesazhi i SHBA-së ishte i fortë dhe se po përpiqen që të gjejnë rrugëdalje.
“Ju pyetët a jeni i frikësuar, apo i brengosur. Jam i brengosur gati gjithë kohën, po nuk frikësohem. Sepse prapë është përshkrim i punës që të mos frikësohem, por të brengosem. SHBA-ja ka përçuar një mesazh të fuqishëm, po përpiqemi fort që të gjejmë rrugëdalje, dhe rrugëdalja nuk duhet të jetë rrugë e lakuar, por një hekurudhë. Dy shina, dy binarë së pari të dalim nga kriza në veri, që do të thotë sundim i së drejtës: huliganët ose kthehen në Serbi, ose burgosen në Kosovë dhe pastaj të ulim praninë e policisë në objekte komunale dhe normalizojmë situatën.

Të tjera
-
Çitaku publikon fotografi me djalin e Thaçit dhe atë të Veselit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku sot ...
-
Fitore Pacolli shkruan për arritjet e Ministrisë, s’i përmend bastisjet dhe intervistimin e Pecit si të dyshuar
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli, i ka dalë në mbrojtje minist...
-
Dështimi i 22’të për konstituim, Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme
Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të...
-
Kraki si Gërvalla mbron Faton Pecin që “ringjalli bujqësinë”, sulmon prokurorët, i quan të “bandave”
Deputeti nga radhët e GUXO, Nezir Kraki, ka dalë hapur në mbrojtje të ministr...
-
Cakolli: Çka mbetet nga drejtësia nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet “plan politik”
Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet...
-
Skandali në Ministrinë e Bujqësisë, Gjini: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero i Kosovës, VV-së do t’i vije turp
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës,...
-
Më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga vendet e BE’së më 2024
Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore…më shumë s...
-
Ymeri nxjerr të dhënat: Mbi 72 mijë euro veç sot transporti i rrymës nga Maqedonia në Kosovës, fitues djali i gjeneralit serb
Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nxjerrë të dhënat ku sot ve...
-
Avokati e shfaq Faton Pecin në rrjetet sociale pas intervistimit nga Prokuroria Speciale
Avokati Taulant Hodaj ka publikuar fotografi me minstrin në detyrë të Bujqësi...
-
Peci u intervistua si i dyshuar për hajni në Ministri, Kurti e lartëson si “më i miri dhe më i suksesshmi”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka lartësuar Ministrin në detyrë të Bu...
-
Grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova mbërrijnë shëndosh e mirë në Xhide
Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të...
-
Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ev...