Lajme

Macron dhe Scholz i shkruajnë Vuçiqit: Jini të gatshëm për vendime të vështira në dialog

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 04 September 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i dërguan një letër të përbashkët presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në letër, kreut të shtetit serb i bëhet thirrje të tregojë  “vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale” për të marrë vendime të vështira, “të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. nën kujdesin e BE-së”, është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Presidentit të Serbisë, transmeton KlanKosova.tv.

“Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”.

-Advertisement-

“Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën drejtimin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në planin praktik ashtu edhe në atë politik”, thuhet në letrën e Macron dhe Scholz të publikuar nga Zyra e Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera