Lajme

Macron dhe Scholz i bëjnë thirrje Rusisë për armëpushim të menjëhershëm

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 12 March 2022

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të pajtohet për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Dy liderët evropianë zhvilluan një bisedë telefonike 75-minutëshe me Putinin gjatë së shtunës.

“Biseda është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Scholzit, por shtoi se pjesëmarrësit janë pajtuar që të mos japin detaje lidhur me diskutimet që kanë pasur.

-Advertisement-

Zëdhënësi tha se kancelari Scholz po ashtu ka biseduar më herët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me situatën.

Ndërkaq, Kremlini tha se Putin ka dënuar, atë që e ka cilësuar si “shkelje flagrante” të ligjit humanitar ndërkombëtar nga forcat ukrainase, edhe pse në deklaratë nuk u saktësua se për çfarë shkelje ka folur Putini.

“Putin i informoi ata për situatën reale”, tha Kremlini. “Në veçanti për një mori faktesh të shkeljeve flagrante të normave të ligjit humanitar ndërkombëtar të forcave të sigurisë së Ukrainës”, u tha në deklaratën e Kremlinit./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera