Lajme

Macron i bën trysni Putinit për Sirinë

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 06 March 2018

Presidenti francez, Emmanuel Macron rriti presionin ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin duke i bërë thirrje për masa të vërteta dhe konkrete në mënyrë që regjimi sirian, aleati i tij, të zbatojë qartësisht një armëpushim në Gutan Lindore.

Në një deklaratë me tone me të ashpra se më parë, Elizeja i kërkoi Kremlinit që të dëshmojë më tepër kredibilitet në angazhimet e marra, duke u bazuar në nënshkrimin e rezolutës 2401 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim 30-ditor në Siri.

Parisi ka konstatuar në fakt se më shumë se një javë pas miratimit, asnjë evakuim i të plagosurve dhe të sëmurëve nuk është lejuar deri në këtë moment nga ana e regjimit të Bashar al-Assad, përcjell Atsh.

Sipas tij, Rusia duhet të marrë masa reale dhe konkrete në mënyrë që regjimi sirian të pranojë qartësisht zbatimin e rezolutës dhe të ndalë menjëherë bombardimet kundër civilëve”, sipas tekstit.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera