Lajme

Macron i alarmuar: Trump mund ta shpallë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 05 December 2017

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur shqetësimin se Donald Trump mund të njohë në mënyrë të njëanshme Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur shqetësimin se Donald Trump mund të njohë në mënyrë të njëanshme Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Çdo vendim mbi statusin e qytetit të kontestuar duhet të jetë “brenda kornizës së negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve”, u shpreh Macron.

Paralajmërime të ngjashme erdhën nga një numër i madh kombesh arabe dhe myslimane.

-Advertisement-

Raportet mediatike sygjerojnë se presidenti amerikan do të njohë këtë javë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Presidenti Macron telefonoi homologun e tij amerikan për t’i shprehur shqetësimin, njoftoi qeveria franceze.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur ndërkohë se Trump pritet të vonojë zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.

ht

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera