Lajme

Macja “pacienti” më i ri në QKUK (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 21 November 2017

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdimisht është në qendër të kritikave për kushte aspak të mira për pacientët, mungesë të barnave esenciale dhe parregullsi të shumta, shkruan Infokusi.com

Ndërsa ka më shumë se 2 jave  që i është shtuar edhe një problem, brenda QKUK-së saktësisht në repartin e Kardiologjisë lirshëm po shtetit një mace.

Sipas familjarëve të disa pacientëve macja nuk po pengohet nga askush derisa po lëviz lirshëm kateve të QKUK-së.

-Advertisement-

“ Ka rreth dy jave që jemi pothuajse tërë ditën në QKUK dhe vazhdimisht e shohim këtë mace duke lëvizur nëpër QKUK”  ka thënë për portalin “Infokusi.com” një familjar i pacientit që po trajtohet në QKUK.

Ai madje po e she si shumë shqetësuese sepse macja nuk po pengohet nga askush.

“Në këtë pjesë vazhdimisht po lëvizin mjekë dhe punëtorë të sigurimit të QKUK-së por askush nuk po e merr mundin ta largoj, vërtetë shumë shqetësuese” ka thënë ai

Dëshmitari i ka dërguar portalit Infokusi.com disa fotografi të realizuara në mesditë ndërsa videon e realizuar ne mbrëmje për të vërtetuar atë që macja po qëndron tërë kohën në QKUK./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera