Lajme

Lypësi nga Gjilani vdes në mënyrë tragjike

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 06 Korrik 2017

Elbasan Isufi, 23 vjeç nga qyteti i Gjilanit ka ndërruar jetë pasi i njëjti është goditur nga eskavatyor gjersa ishte duke mbledhur mbeturina në deponinë e këtij qyteti. 23 vjeçari aksidentalisht është goditur nga eskavatori. Ai ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit.

“Rasti ka ndodhur me 30 qershor. Personi i lindur në vitin 1993 gjersa ishte duke mbledhur mbeturina në një deponi është goditur nga një eskavator. I njëjti nga shoferi i mjetit me po të njëjtën datë është dërguar në spitalin e Gjilanit e më pastaj në QKUK për trajtim. Por fatkeqësisht ai nuk ka mundur që t’iu bëjë ballë lëndimeve të marra dhe dje ka ndërruar jetë”, ka thënë Hashani për Express.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i 23 vjeçarit nga Gjilani është dërguar për obduksuion./GazetaExpress/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy