Lajme

LVV tregon kujt do t’i takojë Ministrina e Brendshme

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 02 December 2019

Sipas raportimeve që janë bërë gjatë kësaj të hëne, arsya e mosrealizimit të marrveshjes mes VV dhe LDK ishte pasi që LDK po kërkon që ta ketë Ministrinë e Brendshme, gjë që VV po e kundërshton.

E përmes një shkrimi në Facebook, zyrtari i VV-së, Donik Sallova ka kritikuar LDK-në për këtë kërkesë, duke ia kujtuar punën që e kanë bërë në të kaluarën në këtë ministri sa ishte në qeveri, shkruan gazeta inFokus.

“Ka njerëz që iu kujtohet kur Skender Hyseni i ka rënë fizarmonikës, kur ka qenë përkthyes i Rugovës apo edhe kur matej me aristokratizmin e Albert Rohanit nën delirin e të qenit ministër i jashtëm.

-Advertisement-

Por, askujt nuk i kujtohet sot se Skender Hyseni ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme.

Si mund të na kujtohet dikush që ka qenë ministër i brendshëm vetëm pse ka qenë në listën e pagave të kësaj ministrie?!

Se mos po na kujtohet se Ministër i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së një herë e një kohë ka qenë edhe njëfarë Fatmir Rexhepi?
S’ka asnjë gjurmë të besojmë se këta dy funksionarë të LDK-së kanë qenë ndonje njëherë ministra të brendshëm.

Prandaj, çdo insistim eventual i LDK-së për ministrinë e punëve të brendshme, ngjanë të jetë më shumë kërkesë e ish-aleatëve të tyre bashkëqeverisës për një ministër të radhës fantom nga kjo parti për të amortizuar një dikaster që do të jetë kyç në luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë”, ka shkruar Sallova në facebook./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera