Lajme

LVV në Prishtinë kritikon Përparim Ramën: Në vend se të mbante konferencë për arrestimet e dy njerëzve të tij, foli për Lojërat Mesdhetare

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 11 September 2023

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë ka reaguar pas konferencës së kryetarit Përparim Rama, ku ka folur për organizimin e” Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

LVV thotë se kryetari i Prishtinës është dashur të mbajë konferencë mbi arrestimet në Komune dhe jo për lojërat.

Sipas LVV-së, Rama nuk ka asnjë kontribut për organizmin e këtyre lojërave.

-Advertisement-

“Përparim Rama si kryetar i Prishtinës sot mbajti konferencë të jashtëzakonshme, madje jo në Komunë, por direkt sapo arriti në Aeroportin e Prishtinës. Në vend se Përparim Rama të mbante konferencë për media mbi arrestimet e dy njerëzve më të afërm të tij, ai u përpoq të sjell ekskluzivitetin e Lojërave Mesdhetare 2030, punë për të cilën nuk e ka asnjë kontribut të vetëm. Më poshtë shihni bllokimet e tij në pyetjet konkrete dhe specifike për të cilat nuk e ka as idenë më të vogël”, thotë LVV.

Ndryshe, sot kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar ambiente të reja sportive në kryeqytet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Rama tha se organizimi i lojërave mesdhetare në Kosovë është një fitore e të gjithëve, derisa tha se kjo ngjarje do t’ia hap një derë të madhe të gjithë sportit në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera