Lajme

LVV me akuza kundër PDK-së: Punësuan farefisin në arsim

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 24 December 2022

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka akuzuar pushtetin komunal për punësim të familjarëve në sektorin e arsimit.

Për konkursin e hapur në shtator të këtij viti për pozitën ‘Edukatore për fëmijët 3-6 vjeç’ në çerdhen publike, Vetëvendosje thotë se PDK e ‘rehatoi’ farefisin.

Vetëvendosje deklaroi se nga 80 kandidatët që aplikuan për një vend pune, u zgjodh kushërira e kryetarit Idrizi, Diarta Idrizi.

-Advertisement-

Pëveç saj, VV thotë se u përzgjodh edhe gruaja e mikut të nënkryetarit Zhegrova, Mirjeta Mengjiqi dhe kushërira e kryesuses, Melihate Basholli.

“Nga mëse 80 kandidat, u përzgjodhën 8 prej tyre. Diarta Idrizi, kushërira e kryetarit, “suprizoj” me rezultatin pasi nga pozita e 17 në testin me shkrim doli një nga fitueset e konkursit pas intervistes. Lista vazhdon me gruan e mikut të nënkryetarit Zhegrova, Mirjeta Mengjiqi, për të vazhduar me kushëriren e kryesuses, Melihate Bashollin“, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera