Lajme

LVV-LDK-së: Nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 15 December 2019

Deputetja e VV-së Arbërie Nagavci i është kundërpërgjigjur deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajarmi .

Bajrami kishtë thënë se LDK-në s’ mund t’a kushtëzoj VV-ja që të mos e propozojë presidentin, shkruan gazeta inFokus.

“ LDK-në s’mund ta kushtëzojnë askush që mos ta propozojë Presidentin”, ishte shprehur Bajrami.

-Advertisement-

Ndërkaq Nagaci i është kundërpërgjigjur duke thënë se VV nuk ka thënë askund që nuk e pranon Presidentin nga LDK.

Por ajo çfarë ka thënë VV sipas sajë është që duhet të vendoset për qeverinë, për 15 ulëset e zbrazëta, kryeministri, dy zëvendës-kryeministrat, dhe 12 ministri, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa qështjën e Presidentit nuk e konsideron urgjentë, por atë të qeverisë.

“Nuk kemi thënë askund që nuk e pranojmë Presidentin nga LDK.
Por kemi thënë që tash duhet të vendosim për qeverinë, për 15 ulëset e zbrazëta: kryeministri, dy zëvendës-kryeministrat, dhe 12 ministri.

E jo për një ulëse të okupuar të Presidentit që dihet se për fajin e kujt është aty.

Presidenti nuk është çështje urgjente. Qeveria është çështje urgjente. Pse ky gabim në hapa?

Më së shumti interes që të mos rrëzohet qeveria pas një viti do të ketë pikërisht LVV. Pra, ne do të kemi më së shumti interes që të zgjedhet Presidenti ose Presidentja e re”, ka shkruar Nagavci./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera