Lajme

LVV-ja voton kundër amandamentit për ngritjen e koeficientit të pagave

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 14 December 2023

Përfundimisht, vlera e koeficientit të pagave për vitin 2024 do të jetë 110 euro.

Kështu ka vendosur Kuvendi i Kosovës të enjten në shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2024.

Shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos i përfshirë dy deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, kanë votuar kundër propozimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për ngritje të vlerës së koeficientit në 115 euro.

-Advertisement-

“Po besoj që kryetari i komisionit duhet me specifiku që amandamenti 7, pika a, është me mbështetje të komisionit funksional dhe ka të bëjë me koeficientin e ligjit të pagave të bëhet 115 euro. Pra, ka kalu në komision dhe ka marrë përkrahjen e komisionit funksional”, tha deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, i cili i dha mbështetje këtij amandamenti, ashtu sikurse kolegu i tij Visar Korenica, i cili votoi po ashtu pro amandamentit.

Megjithatë, Armend Muja i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se shumica nuk e përkrah këtë amandament.

Deputetët e opozitës dhe dy deputetët e LVV-së, Rrahmani e Korenica, votuan pro amandamentit.

Buxheti i shtetit të Kosovës për vitin 2023 ishte 3.2 miliardë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera