Lajme

LVV-ja me qindra mijëra vota para PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 03 March 2021

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë gjithsej 146 mijë e 229 vota përfshirë këtu edhe votat e diasporës dhe votat me kusht.

Duke qenë partia e dytë, PDK-ja në total ka 291 mijë e 512 vota më pak se partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

PDK-ja ka marrë 5 mijë e 32 vota nga ato të ardhura me postë ndërsa LVV-ja ka 44 mijë e 252 vota.

Nga diaspora partia e Albin Kurtit ka marrë 39 mijë 220 vota më shumë se partia e Enver Hoxhës.

Ndërsa nga votat me kusht, PDK-ja ka marrë 5 mijë e 886 vota më pak se sa LVV-ja.

Në vazhdim mund të gjeni rezultatin preliminar si dhe rezultatin e votave të diasporës dhe votave me kusht./Gazeta inFokus/ 

Të tjera