LVV-ja insiston në hapjen e Urës së Ibrit, LDK dhe njohësit kërkojnë koordinim me aleatë

Autori: Gazeta inFokus
10:31 | 10 August 2024
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po insiston në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me serbë. Sipas tyre, kundërshtimet e faktorit ndërkombëtarë s’kanë asnjë bazë, andaj ura duhet të hapet për qarkullim për automjete dhe të sigurohet liria e plotë e lëvizjes. Mirëpo, në Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe analist politik konsiderojnë se një veprim i tillë pa koordinim me aleatë, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dëmtonte Kosovën.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se hapja e urës është elementare për lirinë e lëvizjes.
Po ashtu, sipas saj ura duhet të hapet edhe si simbolik e heqjes së elementit të fundit për ndarjen e veriut.
“Kundërshtimet nuk po duken që kanë bazë tashmë pas krejt ngjarjeve që kanë ndodhur në komunat në veri që mund të parandalojnë hapjen e urës. Hapja e urës në aspektin e lëvizjes së lirë paraqet një prej elementeve thelbësore për qytetarët e asaj ane. Gjithashtu edhe në aspektin e simbolikës së ndarjes që ka prezantuar ura është tejet pozitive që të hiqet edhe elementi i fundit i simbolikës së ndarjes së veriut. Është e pakuptimtë të shkohet deri në kufirin më verior të Kosovës dhe të mbetet një urë këtu që lidh qytetin jugun dhe veriun e Mitrovicës e mbyllur. S’ka kuptim dhe s’ka asnjë sens”, thekson Kusari-Lila.
Mirëpo, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thekson se ura duhet të hapet, por në koordinim me aleatë.
“Nuk besoj se ka qytetarë në Republikën e Kosovës dhe ne si deputetë që nuk ka qejf me u hap ura e Ibrit. Mirëpo duhet koordinim me aleatë ndërkombëtarë, pasi falë tyre sot jemi këtu. Çdo herë kur jemi ulë dhe dakordu ne kemi fituar. Në këtë rast shpresoj që kryeministri mos të punojë në kokë në veti por të ulet dhe dakordohet”, deklaron Krasniqi.
Në anën tjetër, analisti politik, Arbnor Sadiku, thotë për KosovaPress se hapja e urës mbi Ibër do të jetë e vështirë, pasi KFOR-i mund t’i vendosë trupat e saj mbi urë dhe mund të jetë një situatë e palakmueshme.
Prandaj, sipas tij është e domosdoshme që paraprakisht të ketë një dakordim me aleatë dhe NATO që ura të hapet në një periudhë të përshtatshme.
“Sa i përket hapjes së urës mendoj se do të jetë e vështirë edhe pse është veprim legal dhe i mundshëm. Por problemi është se KFOR sigurisht do t’i vendosë trupat e saj dhe në rast se Kosova tenton të bëjë diçka të tillë atëherë do të vejë Kosovën para një situatë e cila nuk do të je të e lakmueshme”, thekson Sadiku.
Gjatë kësaj jave janë bërë testimet e fundit të fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.
Bashkësia ndërkombëtare ka kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit, të cilët kanë kërkuar një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi për hapjen e saj.
Ndërkohë, pjesëtarët e komunitetit serb në veri kanë protestuar të mërkurën duke kundërshtuar hapjen e urës./KP

Të tjera
-
Emisari i BE’së Sorensen, në vizitën e parë në SHBA, i bën bashkë ambasadorët e Kosovës dhe Serbisë në Uashington
Danezi Peter Sorensen, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë viz...
-
Kriza politike në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde në selinë e PDK-së takon Memli Krasniqin
Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasad...
-
“Vrasja nga pakujdesia” e Agon Zejnullahut, reagon edhe EULEX’i
Për atë që Prokuroria në Prishtinë e ka kualifikuar si vepër penale “vrasje n...
-
VV’ja në Prishtinë: Përparim Rama bëri presion për hapjen e pishinës së Gërmisë, një qytetare lëndoi hundën për shkak se s’kishte ujë mjaftueshëm
Enver Redenica nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka akuzuar kr...
-
“Më duhet të shkojë…” – Kurti vazhdon heshtjen – refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Rrezik në Rrugën B, shtylla elektrike gati të bie
Lexues të Gazetës Infokus kanë dërguar këtë pamje nga Rruga B në Prishtinë, k...
-
“Më duhet të shkojë…”: Kurti vazhdon heshtjen, refuzon të flasë për krizën politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe këtë pasdite nuk pranoi të flasë pë...
-
Punëtori ngujohet në vendin e punës në Prizren, Policia e arreston një person të dyshuar
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi që një person raportohet s...
-
Dy raporte të Policisë për 48 orë – Asnjë fjalë për vdekjen e Agon Zejnullahut: A u tentua të fshihej rasti?
Policia e Kosovës ka publikuar dy raporte 24-orëshe brenda 48 orëve pas vdekj...
-
Gjykata Supreme rrëzon rregulloren e Aviacionit Civil, Faton Fetahu: Fitore për ligjshmërinë dhe interesin publik
Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme Rregulloren Nr. 01/2025 t...
-
Dy policë sulmohen në Prizren, njëri brenda stacionit policor
Zyrtarët policorë janë sulmuar në dy raste në Prizren. Rasti i parë ka ndo...
-
Një grua rrah policët në Kaçanik
Një incident ka ndodhur të hënën në Kaçanik. Sipas raportit 24 orësh, një ...