Lajme

LVV-ja ia kthen Vuçiqit: A po do të thotë që ia ka kaluar Millosheviqit?

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 02 May 2023

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili para takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrit e Kosovës, Albin Kurti, vazhdoi me propagandën e tij duke thënë se do të jetë e vështirë dhe se të gjithë “të mëdhenjtë” e Perëndimit janë kundër tij.

Presidenti serb ka vazhduar avazin me gjuhën e tij duke thënë se “ligji dhe drejtësia” janë në anën e Serbisë, ndërsa thotë se dashuria për lirinë është shumë e fortë, transmeton Paparaci.

Megjithatë, Rexhaj nga Vetëvendosje u shpreh se deklarata Vuçiqit qëlloi pikërisht në 24-vjetorin e Masakrës së Studimes.

-Advertisement-

Për më tepër, ai theksoi se Vuçiq mbase po thotë që ia ka kaluar edhe kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq.

“Të gjithë janë mobilizuar kundër meje, paska thënë Vuçiq sot para takimit në Bruksel, që ka qëlluar të zhvillohet në 24-vjetorin e masakrës së Studimes. Aso kohe, Serbia e Millosheviqit u bombardua, e megjithatë nuk ishin të gjithë kundër tij. A po don të thotë që ia ka kaluar Millosheviqit?”, pyeti Rexhaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera