Lajme

LVV-ja e vetmja që nuk i bëri ofertë për koalicion kësaj partie

Autori: Hateme Smajli 20:46 | 18 January 2021

Nënkryetari i Partisë Fjala, Avni Çakmaku, kanë thënë se kanë pas oferta për koalicion parazgjedhor apo të kandidojnë në një listë të përbashkët nga të gjitha partitë më të mëdha në vend, përveç Vetëvendosjes.

Ai në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se oferta jo zyrtare kanë pas dhe se i kanë refuzuar të gjitha.

“Ftesa zyrtare dhe publike nuk kemi pas, por na kanë ardhur disa zëra përmes kanaleve jo dikush prej partisë Fjala të jetë pjesë e listës së këtyre partive. Me të gjithë kemi pas komunikim përveç me VV-në, sepse e kemi një farë ndjesie që me ata edhe në aspektin konceptual edhe ideologjik nuk përputhemi shumë. Të tjerat kanë qenë jozyrtare, por që ne i kemi kuptuar si serioze dhe po aq seriozisht i kemi refuzuar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Vlerat që i ka kjo parti nënkryetari i saj ka thënë që nuk dëshirojnë ti humbin duke u bërë pjesë e një partie më të madhe.

Ani pse në fund nuk e mohoi që mund të ketë ndonjë koalicion pas zgjedhor.

Për më shumë ndiqni intervistën në vazhdim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera