LVV hedh akuza drejt Thaçit
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 24 July 2017
Lëvizja “Vetëvendosje” ka akuzuar presidentin Thaçi se është vënë tërësisht në shërbim të koalicionit PAN duke mos zvarritur thirrjen e seancës konstituive.
Ismajl Kurteshi, nga kjo parti, ka thënë për gazetën “Zëri” se kur do të thirret seanca nuk e di as presidenti, pasi Thaçi po pret derisa PAN-i t’i bëj numrat. “Përgjigjen për shtyrjen e thirrjes së seancës nuk e ka as ai që po e bën shtyrjen. Sikur t’i kishin numrat edhe natën do ta thërrisnin seancën.
Po bëhet një zvarritje që sikur të bëhej nga PAN-i kishte qenë në rregull, por po bëhet prej njeriut i cili po pretendon të jetë unifikues, atëherë kjo është gjë e keqe. Nuk ka arsye ta shtyjë dhe nuk është në rregull presidenti të vihet në shërbim të një koalicioni që ta thërrasë seancën vetëm kur ata t’i bëjnë numrat”, tha Kurteshi, transmeton zeri.info.
Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë se aktualisht ka shumë spekulime për datat e mbajtjes së seancës. “Nuk kemi të bëjmë me shtyrje, kemi të bëjmë më shumë me spekulime për data. Përderisa presidenti nuk e ka ftuar me mandat kushtetues takimin e inaugurimit të seancës dhe funksionalizimit të Kuvendit, atëherë nuk kemi pasur data edhe sot e asaj dite”, tha ai
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...