LVV emëron fshehurazi aktivistin e partisë në krye të ndërmarrjeve publike

Autori: Hateme Smajli
19:35 | 02 June 2023
Punësimet në baza partiake e militantiste duket se nuk po kanë fund me qeverinë Kurti. Edhe një punësim që tentohet të tejkalohet në heshtje e pa zhurmë.
Militanti e aktivisti i partisë në pushtet, Valon Prebreza është emëruar në krye të ndërmarrjeve publike në vend. Ai ka marrë postin e drejtorit të Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, që është në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë.
Lobimi i Prebrezëz për Lëvizjen Vetëvendosje ka filluar qysh para ardhjes në pushtet të kësaj partie në vitin 2021.
Madje këto takime ku lobohej për VV-në u rikujtuan e u rishpërndanë edhe në vitin 2022.
Por takimet më të shpeshta e më të përzemërta, militanti i flaktë duket ti ketë pasur me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.
Sipas fotografive të publikuara në profilin e tij, afërsi shihet të ketë edhe me deputeten Fitore Pacolli. Njëjte sikurse edhe me zëvendësministrin, Avni Zogjani. Në shoqërinë e tyre edhe në neja private e në ditelindje. Përveç fotografive të shumta edhe brenda zyrave të Vetëvendosjes.
Si u bë e ditur se Valon Prebreza erdhi në krye të ndërmarrjeve publike?
Nga Ministria e Ekonomisë nuk pati asnjë njoftim zyrtar se Prebreza ishte vendosur në këtë pozitë, dhe as në media nuk u dërgua ndonjë komunikatë nga ministria në krye me Artane Rizvanollin.
Mirëpo kjo u bë e ditur në një postim të bërë sot në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë në Facebook, ku është njoftuar për investime në disa ndërmarrje publike në vlerë prej më shumë se 1 milionë euro, në hekurudha dhe në ujësjellës.
“Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe drejtori i ri i Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Valon Prebreza kanë lidhur një varg marrëveshjesh për financimin e projekteve kapitale të hekurudhave dhe ujësjellësit”, thuhej në këtë njoftim.
Kjo nuk është hera e parë që partia në pushtet tenton që të kalojë në heshtje punësimet partiake e familjare. E në lidhje me këtë Gazeta Infokus kishte publikuar edhe një dokumentar ku përfshiheshin të gjitha punësimet e këtij lloji të bëra nga qeveria Kurti qysh kur mori mandatin.
NDIQENI:
/Gazeta Infokus/
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Haxhiu “shpërthen” ndaj kritikëve të Ramës: Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është fashiste
hur me kritikat që po i bëhen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga një pj...
-
Në banesën ku fshihej Radojçiç, Top Channel gjen gëzhoja të pa zbuluara nga grupi hetimor
Banesa në pronësi të manastirit, por jashtë mureve rrethuese të tij, është go...
-
“Unë Rashiqin e kam mik…”/ Sqarohet propaganda ndaj Dardan Gashit, kështu qëndron e vërteta
“Unë Rashiqin e kom mik, e kom edhe kom me pasë, mirëpo procesi i emërimit të...
-
Scholz kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të mërkurën për një zgjidhje paqës...
-
Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer
Organizatorët e sulmit në Banjskë janë fajtorë absolut për këtë situatë që ke...
-
Gërvalla: Radojçiq t’i dorëzohet Kosovës tash, procesi kundër tij në Serbi farsë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se...
-
Vuçiq u bën apel serbëve, ja çfarë ju thotë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me një video-mesazh të publikuar në In...
-
Aksion i Krimeve të Rënda: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rë...
-
Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne
Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcav...
-
Lutfi Haziri: Albin Kurti na përjashtoi nga dialogu, e ka përjashtu edhe presidenten e kryetarin e Kuvendit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë në...
-
“Veriu, tokë e askujt”, Bekim Çollaku përkrah deklaratën e Edi Ramës: Qëndron tërësisht
Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryemi...
-
Eskalon Gjinovci: Edi Rama i përmbushë të gjitha kriteret me shpallë NON GRATA në Kosovë
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit...