LVV e quan ligj të dobët Projektligjin për UÇK-në, PDK nuk tërhiqet
Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 17 October 2020
Për të shtatën herë më radhë Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka arritur të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Në seancën e djeshme, ky projektligj mori vetëm 36 vota “për”, por që për mungesë të vendimmarrjes sërish është proceduar për seancën e ardhshme.
Partia Demokratike e Kosovës, si sponzorizuese e këtij ligji, mos marrjen pjesë në votim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po e sheh si veprim të papërgjegjshëm, e nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se ky ligj është i dobët për një vlerë kaq të madhe.
Iniciuesi i këtij projektligji, deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, thotë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së po sillen në mënyrë të papërgjegjshme karshi këtij projektligji.
Ai për KosovaPress thotë se është e çuditshme se si deputetët nuk marrin guxim që të votojnë këtë projektligj, madje as të votojnë kundër.
“Kemi pasur një konsensus të përbashkët, të gjithë partitë politike jemi dakorduar që po do ta votojmë këtë projektligj në leximin e parë dhe më pastaj shqetësimet, komentet, ankesat, çështjet e tjera do t’i trajtojmë në leximin e dytë, sepse vetëm në këtë formë na krijohet ajo mundësi. Kanë zgjedhur një rrugë tjetër, një rrugë për mos ta votuar dhe një rrugë që ta dezinformojnë qytetarin, thjeshtë duke iu thënë se me këtë projektligj po tentohet që të mbrohet një grup i caktuar i njerëzve të luftës apo i strukturës komanduese, që në fakt nuk është fare ashtu, nuk qëndron as ajo pjesa kur supozohet se po kufizohet liria e shprehjes apo fjala e lirë, sepse ky ligj nuk e cenon, as lirinë e shprehjes, as fjalën e lirë. Prandaj, për ne fryma e këtij ligji është mbrojtja dhe vlerësimi i një pjese të veçantë të historisë tonë siç është ajo e luftës së UÇK-së”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se pas reagimit të ambasadave të huaja në vend, kanë vërejtur një tërheqje të partive politike veçanërisht të LDK-së dhe të LVV-së për ta përkrahur këtë projektligj.
Mos marrjen pjesë në votim për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga LDK e LVV të pakuptimtë e quan edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Ajo thotë se si subjekt politik e kanë mbështetur këtë projektligj dhe do ta mbështetin sa herë që do të jetë në rend të ditës në seancë.
“Për mua është e pakuptimtë pse deputetët e tjerë të shumicës, meqenëse po e votojnë edhe komunitetet jo serbe, nuk po e votojnë këtë projektligj. Nëse bëhet një projektligj për t’i mbrojtur vlerat e luftës nuk ka më mirë, për shkak se është një vlerë sublime. Lufta e UÇK-së, luftëtarët, invalidët, familjet e dëshmorëve janë vlerat sublime të Kosovës, që duhet t’i ruajmë dhe t’i promovojmë dhe jo të neglizhohet në këtë formë. Mua po më çudisin veprimet e disa subjekteve politike që në një formë kur është flasin, e ngritin zërin shumë lartë dhe atë po e bëjnë veç për poenë politike. Ndërsa, kur është puna që për vepruar konkret apo për të votuar nuk po votojnë, bile as nuk po abstenojnë në mënyrë që të mos bëhet votat për të kaluar ky projektligj. Unë nuk e di çka ka të keqe ky projektligj që nuk po votohet prej deputetëve”, thotë ajo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se arsye se pse nuk po marrin pjesë në votim për këtë projektligj është për shkak se si i tillë nuk i përmbush as për së afërmi vlerat që ka UÇK-ja.
Ai theksoi se vlerat e luftës së UÇK-së do të duhej të ishin të mbrojtura me Kushtetutë dhe të mos kishte nevojë fare për një ligj të tillë.
“Ne duam që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të jetë vlerë e shquar e mbrojtur, ashtu siç është e madhe, por projektligji në rastin konkret nuk i përmbush as për së afërmi ato kërkesa që ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe vlera e saj. Prandaj, kemi kërkuar që ta tërheq këtë ligj dhe ta bëjë një ligj ose të mos ketë fare nevojë për ligj, këto vlera të ishin të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Janë të njëjtët faktor të cilët nuk e kanë marrë mundin në kohën kur është bërë Kushtetuta e Kosovës që ta përfshijnë UÇK-në e as luftën e popullit shqiptar për liri. Tash në një moment të caktuar në një periudhë të caktuar…ata po kërkojnë që ta fusin këtë projektligj, por po ashtu edhe me një këmbëngulësi të pakuptueshme, sepse duan me patjetër një ligj të dobët për një vlerë kaq të madhe”, thotë Selimi.
Megjithatë, deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, thotë se nuk do të heqin dorë nga ky projektligj, e këtë thotë se ua kanë bërë të qartë të gjitha grupeve parlamentare.
“Ne ua kemi bërë me dije, ua bëjmë sërish me dije që ne nuk tërhiqemi nga ky ligj, nëse dikush mendon nga këto grupe mendojnë se duke mos e votuar ne do të tërhiqemi atëherë e kanë gabim, sepse do të shkojë deri në fund të mandatit, ndoshta në mandatet e tjera, kurdo që vjen ose së paku deputetët duhet ta thonë fjalën e tyre dhe të mos veprojnë në këtë formë duke mos pasur guxim as që të ngrenë dorën”, deklaroi ai.
Lidhur me projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin reaguar edhe ambasadat e huaja në vend duke thënë se ky projektligj cenon lirinë e shprehjes dhe kishin bërë thirrje që i njëjti të mos miratohet.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...
-
Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrąra, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar minist...
-
Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14...
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...
-
Vdękja e dyshimtë e ukrainases: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !
Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e m...
-
“Strella u bë më agresiv ndaj meje dhe Butës pasi nisi të rrinte me Feron”, dëshmia e plotë e vëllaut të Butës, Qëndrim Januzit, për vrąsjen me gjashtë pĺumba të 30 vjeçarit në Ferizaj
Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancë...
-
Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
MPB njofton se 5 zyrtarë policorë përfshirë Jankoviqin vazhdojnë të mbahen nga Serbia, bën thirrje te ndërkombëtarët të dënojë këtë veprim
Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serb...