Lajme

LVV: Do t’i përgjigjemi çdo tendence për pazare kundër zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 10 August 2019

Përveç LDK-së, edhe LVV-ja tashmë ka njoftuar se i ka dorëzuar nënshkrimet për seancë, shkruan gazeta “Zëri”.

Megjithëkëtë zyrtarët e kësaj partie konsiderojnë se përpjekjet e PDK-së dhe të presidentit Hashim Thaçi për formimin e një qeverie të re, duke i mënjanuar zgjedhjet e parakohshme, nuk kanë pushuar.

Kjo pasi sipas tyre PDK-së nuk po i konvenojnë zgjedhjet. “Këta do të mundohen që t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat që i kanë në dispozicion. Konsideroj se përpjekjet e tyre as sot nuk janë ndalur dhe nuk do të ndalen as në ditët në vijim. Në këtë kuptim pa dyshim që mund të ketë tendenca për pazare të reja”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

çdo tendence të mundshme për t’i mënjanuar zgjedhjet, sipas Haxhiut, LVV-ja do t’i përgjigjet me protesta. “Kemi paralajmëruar që çfarëdo tendence për të bërë pazare në këtë drejtim do t’i përgjigjemi me organizime qytetare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera