Lajme

Luzha: Arsimi në Kosovë është në një krizë të thellë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 01 November 2017

Sektorët më vital siç janë ekonomia, arsimi dhe shëndetësia janë sektorët që janë lënë anash në Kosovë.

Kështu tha sot drejtori i KFOS-it Luan Shllaku në tryezën “Çështjet që e frenojnë zhvillimin në Kosovë”, organizuar nga Forumi 2015.

Sipas Shllakut qëllimi i këtij forumi është t’i ndihmojë politikanët me analizat që janë bërë.

-Advertisement-

“Besoj se këto analiza do t’i prijnë agjendën qeveritare për t’i kthyer këta sektorë aty ku e kanë vendin” tha Shllaku.

Për analisten e politikave arsimore Besa Shahini, nuk ka asnjë  dilemë që arsimi në Kosovë është në një krizë të thellë.

“Është kriza më ë madhe prej së është themeluar arsimi. Nëse sistemi i arsimit nuk i aftëson nxënësit për ta kuptuar tekstin e shkruar kemi problem në përgatitjet e fëmijëve. Është një krizë e thellë e arsimit para universitar. Edhe nxënësit e varfër dhe ata të pasur të gjithë kanë dal keq në testin PISA. Sistemi po i dështon të gjithë. 10 vitet e fundit është trefishuar numri i studentëve ndërsa janë marrë një numër i mësimdhënësve pa përvojë. Kemi inflacion diplomash por jo cilësi”, tha Luzha.

Sipas saj arsyeja pse kanë mbërri në këtë pikë janë tre faktorë,  faktori historik, planifikimi i dobët dhe buxheti i ulët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera