Lutje për luftën në xhami në Gjermani?
Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 28 January 2018
A kanë bërë thirrje imamët e xhamive të shoqatës DiTiB në Gjermani që besimtarët të luten për fitoren e trupave turke në Siri?
Nga Deutsche Welle
Ofensiva ushtarake turke kundër milicive kurdë në Sirinë veriore po shoqërohet me mjaft reagime në Gjermani. Për këtë kanë ndikuar nga njëra anë lajmet për përdorimin gjatë kësaj ofensive të tankeve të prodhuara në Gjermani. Dhe nga ana tjetër njoftimet që imamët e xhamive të shoqatës DiTiB kanë bërë thirrje që besimtarët të mblidhen dhe të luten për një ofensivë ushtarake të suksesshme. Sipas “Spiegel Online” në faqet e Facebook të klerikëve islamikë mund të lexohen thirrje dhe lutje të tilla. Një imam nga Baden-Vyertembergu p.sh. ka shkruar le të lutemi që “ushtria jonë heroike dhe ushtarët tanë heroikë të dalin fitimtarë”.
A bëhen falje për luftën në Gjermani?
Shoqata islame DITIB, për të cilën thuhet se ka lidhje të ngushta me autoritetin shtetëror fetar Diyanet në Turqi, i hodhi akuzat poshtë kategorikisht dhe tha se nuk ishte bërë kurrë ndonjë thirrje qendrore. Në një deklaratë të shoqatës me seli në Këln thuhej se vendimi se cilat lutje lexohen merret nga vetë komunitetet e të gjitha bashkësive fetare. Deklarata nuk përmbante asnjë shenjë distancimi.
Presidenti i Diyanet-it Mehmet Görmez
Avokatja Seyran Atesh, ish-anëtare e Konferencës gjermane për fenë islame, nuk befasohet prej kësaj. Ajo e konsideron deklaratën se nuk ka pasur urdhër qendror, si “justifikim” të pastër. Në intervistë me DW-në ajo thotë: “Vetë fakti që presidenti i Turqisë e komunikon përmes Diyanet-it këtë luftë si fetare, pra përdor për këtë institucionin e xhamisë, është sipas mendimit tim një skandal.”
Politikani turk Mustafa Yenero?lu, iu kundërvu këtyre thënieve në një intervistë me radion Deutschlandfunk: “Lutjet janë për jo për luftën, por që ushtarët turq dhe aleatët e tyre të mbijetojnë si dhe për sigurinë e vendit, dhe kjo është ndoshta gjëja më e natyrshme që mund të ketë. ” Anëtari i partisë qeverisëse turke AKP vë në dukje duke iu referuar përvojave të tij personale në Gjermani se edhe në kishat e krishtera “bëhen lutje për mbrojtjen dhe si për ushtarët e rënë gjermanë.”
Avokatja Seyran Atesh
Seyran Atesh, e cili ka qenë një nga anëtaret themeluese të një xhamie liberale në Berlin, i konsideron këto krahasime si të qëllimshme. “Ka një konotacion tjetër, kur njerëzit si besimtarë i tërheqin në një luftë strategjike të përgatitur gjatë, e cila synon të fshehë gjëra të brendshme politike.”
Përpjekje për të ndikim nga ana e Turqisë
Pas përpjekjes për grushti shtetit në korrik 2016 në Turqi, autoritetet gjermane kanë konstatuar në mënyrë të përsëritur përpjekje për të ndikim nga ana e Turqisë. Ministria e Punëve të Brendshme shkruante në sqarim për parëamentin në dhjetor 2017 se qeveria në Ankara është duke u përpjekur për të ndikuar ndaj organizatave të lidhura me qeverinë, ndaj grupeve të interesit dhe ndaj bashkësive fetare.
[Deutschland Berliner Oberbürgermeister Michael Mueller besucht Ibn Rushd-Goethe-Moschee (picture-alliance/NurPhoto/E. Contini)]Diskutime rreth ndikimit politik mbi myslimanët ka pasur në të kaluarën edhe përpara referendumit të diskutueshëm kushtetues, nëpërmjet të cilit presidenti turk siguroi më shumë kompetenca në aparatin shtetëror. Në vijim imamët dhe kundërshtarët e Erdoganit nga radhët e lëvizjes Gylen kanë qenë nën survejim.
Kërkesave të DW-së për të marrë ndonjë prononcim apo intervistë tek institutet e ndryshme të teologjisë islame në universitetet gjermane për rastin e lutjeve për luftën në xhami, përfaqësuesit e tyre iu përgjigjën me hezitim për të folur publikisht. Një arsye e mundshme është se përfaqësuesit e DiTiB-it janë gjithashtu anëtarë të përhershëm të grupit këshillues të shumë programeve për studimet e teologjisë islame.
Të tjera
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...