Lajme

Lutfiu: Me qenë shqiptar dhe me jetu si i tillë në Serbi është sfidë

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 29 November 2024

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka deklaruar se të qenit shqiptar dhe të jetuarit si një shqiptar në Serbi është sfidë me të cilën përballen çdo ditë.

Sipas Lutfiut sfida më e madhe është për festën e 28 Nëntorit pasi siç ka thënë për vendosjen e flamurit kombëtar udhëheqësit e institucioneve dënohen nga shteti i Serbisë për këtë akt.

Megjithatë, ai ka shtuar se pavarësisht shqiptimit të sanksioneve ata janë të vendosur dhe do të vazhdojnë ta vendosin flamurin kombëtar çdo vit.

-Advertisement-

“Ndjenja që e përjeton një shqiptar i Luginës së Preshevës kur e feston 28 Nëntorin është ndjenjë tjetër sepse të jesh shqiptar dhe të jetosh si një shqiptar në Serbi është sfidë me të cilën ti përballesh çdo ditë. Sfida më e madhe duket edhe në fakt me 28 Nëntor ku për çdo vit me rastin e vendosjes së flamurit kombëtar udhëheqës të institucioneve të cilët e vendosin flamurin kombëtar dënohen nga shteti i Serbisë për shkak të këtij veprimi, për shkak të këtij akti. Por normalisht që ne jemi të vendosur, sepse flamuri është identiteti jonë, ne nuk heqim dorë nga identiteti, kemi vazhduar rrugën e qëndresës, do ta vazhdojmë dhe për çdo vit do ta vendosim flamurin kombëtar pavarësisht sanksioneve të cilat shqiptohen për çdo vit ndaj çdo udhëheqësi të institucioneve tona”, ka thënë ai në tëvë1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera