Lajme

Lutfi Haziri: VV’ja po tenton të paraqesë LDK’në të etur për pushtet

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 27 January 2020

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se kjo parti ka qenë ideatore e strukturës me vetëm 12 ministri.

Ai gjithashtu tha se propozimi për shtim të ministrive nga 12 në 14 është i pabarabartë përsëri, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa sipas tij VV-ja me idenë e shtimit të ministrive ka dashur të paraqesë LDK-në të etur për pushtet.

-Advertisement-

“Ne marrim prej vetvetes. Kjo ka qenë tendencë për ta paraqitur LDK-në që ka etje për të marrë pushtet. Jemi ideatorët e strukturës së “12-shit”. Në pjesën tjetër të negociatave çfarëdo që ka ndodhur ka qenë argumentues. Kompromisi i Isa Mustafës ka qenë që Kryetari i Kuvendit ka qenë vetëm një vendim deri në zgjedhjen e Presidentit. Në momentin që Presidenti zgjidhet ne jemi të gatshëm ta bëjmë lëvizjen tonë”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së thotë se ata e kanë përballuar mire politikën me veprime të njëanshme qe ka bërë VV-ja.

“LDK e ka përballuar politikën veprimeve të njëanshme që ju kemi përgjigj me pozitivitet. Ne e kemi votuar Glauk Konjufcën. Ne jemi sprovuar politikisht. Pas saj dhe ftesës së Kurtit jemi kthyer në bisedime duke konstatuar se ka rrethanë të re politike”, ka thënë ai në Zona B./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera