Lajme

Lutfi Haziri: Vota e 9 shkurtit për LDK-në është votë për ruajtjen e Republikës

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 12 December 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Haziri ka thënë se vota për LDK-në, është votë për ruajtjen e Republikës, shkruan Gazeta Infokus.

“Është në nderin tim që të jem sërish pjesë e listës fituese të LDK-së për Kuvendin e Republikës. Bashkë me liderin tonë, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, kolegët nga Gjilani, Anamorava dhe krejt Kosova, Kosovën do ta bëjmë vend të jetueshëm e të dinjitetshëm për të gjithë. Vota me 9 shkurt për listën e LDK-së, është votë për ruajtjen e Republikës, për mirëqenien e qytetarëve, për ta nxjerr vendin nga ky depresion i thellë politik e ekonomik, të cilët për katër vjet e instaloi qeveria në largim”, ka thënë Haziril.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se bashkë me pesë kandidatët e tjerë nga Anamorava, synojnë të jenë zë i fuqishëm i kësaj pjesë të Kosovë në Kuvend.

“Gjilanasit dhe qytetet tjera personalisht më kanë bërë nderin jetësor, duke më bërë nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Ju falënderoj përjetë për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj meje dhe LDK-së.

Andaj, kësaj radhe kërkoj mbështetjen edhe më të madhe sepse më 9 shkurt votojmë edhe për Komunën e Gjilanit dhe për Kuvendin e Republikës. Besimin do t’ua kthejë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë”, ka shkruajtur Haziri në profilin e tij në Facebook. /Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera