Lutfi Haziri: Vetëm naivët janë befasuar me veprimin e Teuta Rugovës
Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 04 September 2018
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se veprimi i deputetes së kësaj partie, Teuta Rugova (qëndrimi në sallën e Kuvendit për ta mundësuar kuorumin për pozitën) nuk ka qenë ndonjë befasi.
“Unë nuk do të doja shumë ta komentoja, por veprimi është i përsëritur. Pjesëmarrja në seancë e deputetes së LDK-së Teuta Rugova ka qenë e paralajamëruar dhe e pritur për mua si nënkryetar i LDK-së dhe e thënë për gjithë Kryesinë dhe Grupin Parlamentar të LDK-së”.
“Vetëm naivët politikë kanë mund ta besojnë ndryshe sjelljen e Teuta Rugovës. Edhe pse e re, ajo ka një konsistencë politike në këtë mandat qeverisës, shpeshherë edhe në kundërshtim me vullnetin e Grupit Parlamentar apo edhe Kryesisë së LDK-së”.
“Por me këtë fakt është dashtë të mësohen deri tash Grupi Parlamentar dhe të veprojnë politikisht konform këtij veprimi”.
Haziri në “Specialen” e Klan Kosovës për seancën e sotme ka folur edhe për kërkesën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që ka kërkuar edhe përjashtimin e koleges së tij (Teuta Rugova), duke marrë shkas nga veprimi i sotëm.
Ai ka bërë thirrje që të mos etiketohen njerëzit brenda LDK-së.
“Po më duken deklarata të ngutshme. Kisha apeluar që të mos kualifikojnë dhe të mos bëjnë thirrje politike pa vend dhe ta paqëndrueshme sepse Grupi Parlamentar edhe më tutje, në masën e tij, është unik në veprime, ka mbështetjen e Kryesisë së LDK-së dhe nuk i shkon për hije në asnjë mënyrë kualifikimet, tendencat për linçim, e aq më pak deputetëve që në këtë legjislaturë e kanë mandatin e parë, jo vetëm si deputet por edhe si anëtar të LDK-së”.
“Duhet të respektojnë organizimin e brendshëm, duhet të respektojnë dhe vlerësojnë angazhimin politik që e kemi brenda, pa e kualifikuar askush askënd, në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë – sepse ajo ka qenë diçka e pritur, fundja”.
Haziri ka thumbuar edhe kolegët e tij opozitarë, për të cilët ka thënë se deri dje kanë qenë në front për të sulmuar LDK-në dhe kryetarin e saj derisa sot po e vlerësojnë rolin e LDK-së.
“Më duhet t’i komentoj deklaratat që vijnë nga kolegë që vijnë nga kampi i opozitës, që deri dje kanë qenë nënshkrues formalë të peticioneve të PDK-së, AAK-së dhe Nismës për ta rrëzuar Isa Mustafën si kryeministër”.
“Deri dje kanë qenë në front me gaz, me bomba gazi dhe koktej molotovi kundër LDK-së, kryetarit të LDK-së dhe kauzës së rrejshme që e kanë ndërtuar”.
“Të njëjtit sot u dëgjuan pasdite që filluan ta vlerësojnë ose ta rivlerësojnë rolin e LDK-së ndryshe. LDK ka një konsistencë politike, ka qëndrim politik që e ruan. Kërkesa jonë është që të mbahen zgjedhjet para dialogut”.
“Formula jonë – ‘Legjitimitet para Dialogut”, është diskutuar me të gjithë. Veprimi i një deputeti tonë nuk do të thotë që kanë vepruar si Grupi i tyre Parlamentar kur kanë nënshkruar mocione dhe kanë vepruar politikisht për ta rrëzuar qeverisjen e LDK-së”.
Të tjera
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...