Lajme

Lutfi Haziri tregon se a do të mbyllet përseri Kosova 

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 16 October 2020

Nëse numri i rasteve pritet të rritet, Kosova mund të shkoj edhe drejtë izolimit.

Kështu ishte shprehur, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media, shkruan Gazeta Infokus.

E kundër kësaj ideje ka dal nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

-Advertisement-

Ai në një prononcim për Kanalin10, ka deklaruar se izolimi nuk është zgjedhje a duhur.

“Jo nuk mendoj se ajo do të ishte zgjidhja, unë jam më shumë për një kontroll më strikt, por jam kundër mbylljes. Jam i vetëdijshëm se kur shteti është i mbyllur dhe policia del në rrugë, gjithçka kontrollohet më lehtë, por ne duhet të përcjellim edhe shtetet fqinje dhe ky është një proces që nuk kemi mundësi të jemi imun vetëm ne”, ka thënë Haziri.

Përderisa numri i të infektuarave dita e ditës vetëm se po rritet.
Sipas rezultateve të fundit në Kosovë janë infektuar 77 persona./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera