Lajme

Lutfi Haziri tregon kur do të dalë nga karantina  Zhegëra

Autori: A.H 17:52 | 08 April 2020

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se është lajm i mirë për shërimin e plotë të një qytetari të prekur me Covid-19, ndërkaq deri tani janë 4 qytetarë të shëruar plotësisht.

Ai tha se në vetizolim janë 11 qytetarë dhe në ditët në vijim, fshati Zhegër do të lirohet nga karantina, pasi atje tashmë është shëruar plotësisht një pacient dhe të gjitha testet kanë dalë negative dhe nuk ka më asnjë të prekur, shkruan gazeta inFokus.

“Rasti i fundit i paraqitur më 7 prill i një qytetari I. S. 56-vjeçar është i lokalizuar dhe po përcillet me kujdesin maksimal të mjekëve dhe ekipeve emergjente. Bazuar në historikun e kontakteve, ai si komercialist ka pas kontakte nga jash të Gjilanit dhe si duket prekja me virusin ka ndodhur jashtë komunës sonë. Gjendja e pacientit është duke u monitoruar, por sipas ekipeve mjekësore, gjendja e tij sot është më e mirë, ndërsa familja është vetizoluar dhe nuk ka vend për shqetësim”, tha Haziri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera